fbpx

Mediumet kineze raportojnë se një bari  në veri të Kinës, respektivisht në rajonin e Mongolisë dyshohet se është  sëmurë nga murtaja bubonike. Autoritetet shëndetësore kineze  kanë  paralajmëruar për një epidemi të mundshme.  Autoritetet lokale kanë ngritur nivelin tre të gatishmërisë, me qëllim menaxhimin sa më të mirë të situatës në rast se vije deri tek shpërthimi në epidemi, shkruan CNN.

Ky rast në Kinë ka nxitur frikë për shpërthimin e një epidemie, pas shumë muajve betejë të ashpër me koronavirusin e ri (Covid-19).

Ndryshme murtaja bubonike njihet si “vdekja e zezë” dhe është një nga sëmundjet më shkatërruese në histori të njerëzimit, që ka mbytur rreth 100 milionë njerëz në shekullin e 14.

Shpërndaj me

Loading...