Agjencitë e kredisë Fitch dhe Standard & Poor’s kanë konfirmuar rejtingun e kredisë për vendin. Vlerësimi i “Fitch” është BB +, por me një pamje negative për shkak të pandemisë globale, ndërsa “Standard and Poor’s” me BB – me një pamje të qëndrueshme. Të dy agjencitë e kreditit, si rezultat i krizës me koronën dhe parashikimeve për ngadalësim të ekonomisë globale, parashikojnë një tkurrje të rezultatit ekonomik në vitin 2020 dhe një rimëkëmbje, pra rritje në vitin 2021. Fitch për këtë vit parashikoi një rënie prej -4.2 përqind, dhe një rritje prej 5.1 përqind në vitin 2021, ndërsa Standard & Poor’s parashikoi -5 përqind në vitin 2020 dhe rritje 3.8 përqind vitin e ardhshëm. Të dy agjencitë thonë se sektori bankar është jashtëzakonisht i qëndrueshëm.

Shpërndaj me

Loading...