Skuadra e Renovës vazhdon më përgatitjet dhe me rinovimin e kontratave të fubollistëve , në prag të sezonit të ri. Pjesë e skuadrës mbetet edhe Remzifaik Selmani , që firmosi kontratën për edhe një vit tjetër. Sulmuesi 23 vjeçar pritet të jep kontributin e tij në sfidat e Ligës së Parë , por edhe eliminatoreve të Ligës Evropa. Ndryshe skuadra e Renovës mbylli sezonin në pjeën e epërme të Ligës së Parë , në pozitën e katërt, dhe do të përfaqësojë Maqedoninë në garat e Ligës Evropa, së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin.

Shpërndaj me

Loading...