Ora policore respektohet. Lëvizin vetëm ata që janë në punë dhe posedojnë leje për qarkullim. Lëvizje më e shtuar duket nëpër fshatra, atje ku bujqit, me leje kryejnë punët nëpër ara.

https://www.youtube.com/watch?v=bw8M_hNGeHA&feature=youtu.be

Në disa pika kontrolli të policisë, kishte edhe pjesëtarë të Armatës.

Nga SPB Tetovë informojnë se deri më tani, nuk ka pasur shkelje të orës policore.

“Po ja krahasuar me qytetet tjera, në Gostivar situata OK është.  Banorët e qyteteve tjera duhet të rrinë në shtëpi të respektojnë rregullat që të mos infektohen më shumë”

  “Mirë është super është, më mirë se me orë policore.  Rekomandoj të respektojnë rregullat edhe qytetet tjera, që të jetë kështu të jemi më të lirë të paktën deri në ora dhjetë apo njëmbëdhjetë”

  “Duhet krejt ta respektojnë ligjin  si për gjithë dhe për neve”

Në 24 orët e fundit në Gostivar janë regjistruar tetë raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me

Loading...