Richard Grenell, zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në Departamentin e Shtetit.

Ai mbrëmë shkroi në Instagram se presidenti amerikan Donald Tramp i dha atij një dhuratë në zyrën presidenciale.

Grenell paradokohe e la postin e ambasadorit në Berlin, ndërsa zëdhënësi i tij, në atë kohë, deklaroi se ai do të mbetet i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan në dialogun Prishtinë-Beograd.

Mediat amerikane paraprakisht lajmëruan se Grenell do të bashkohet me ekipin mediatik të Trampit në zgjedhjet presidenciale, por ai i ka mohuar pretendimet e tilla.

Shpërndaj me

Loading...