Pajisje për mbrojtje, dezinfektues në thuajse çdo tavolinë, mbajtës të rendit, dhe tavolina në distancë. Kjo është pamja në kafenetë dhe restorantet. Pas dy muajsh, objektet gastronomike i hapën dyert dhe thonë se do të respektojnë protokollin, ndërsa të njëjtën gjë e presin edhe nga mysafirët.

“Punojmë me protokoll prej 20 deri në 30 për qind, kjo do të thotë distancë prej një metër e gjysmë deri në dy metra mes tavolinave dhe 9.62 kapacitet i një tavoline, respektivisht në 10 metra katrorë”, u shpreh një gastronom.

“Mbajtësit e rendit e mirëpresin mysafirin ku në çdo hyrje ka dezinfektues ku ai duhet të dezinfektojë duart dhe këmbët para se të futet në objekt”, tha një tjetër gastronom.

Qytetarët thonë se është mirë që restorantet u hapën, por tani duhet të jemi më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm.

“Tani mund të pimë një kafe për ditën e parë, por të jemi të kujdesshëm, megjithatë bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve”.

“Aktualisht, për shkak të motit, sinqerisht jo, por do të shkoj pse jo. Sidoqoftë, janë marrë masa për distancë”.

Inspektorati shtetëror thotë se do të kryejnë kontrolle, por pronarët e lokaleve do të jenë të obliguar ta zbatojnë protokollin. Kjo do të thotë që gastronomët do të duhet të kërkojnë letërnjoftimet për ta vërtetuar nëse mysafirët janë nga e njëjta familje dhe t’u caktojnë vende të përshtatshme. Kjo kryesisht vlen për katër persona që vizitojnë një kafene ose restorant nga e njëjta familje. Sipas protokollit, në tavolinë do të mund të ulen vetëm dy persona, por parashihen tavolina edhe deri në 12 persona, me një distancë të karrigeve prej 1.5 metra mes tyre.

Andrea Çobanova

Shpërndaj me

Loading...