fbpx

Ndërsa ende nuk është miratuar vendimi final për mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor, UNICEF kërkon nga qeveria që shkollat të rihapen në shtator. Patrisia Di Xhiovani, Përfaqësuese e Zyrës së UNICEF-it, tha se nëse nuk ndërmerren veprime të mirë menduara do të thellohet edhe më tej kriza në arsim.

 “Ne duhet patjetër të veprojmë tani, që fëmijët të mos bëhen viktimat e fshehura të kësaj pandemie, duke bartur mbi supe ndikimet afatgjata të krizës dhe duke i përcjellë efektet negative të pandemisë në gjeneratën e ardhshme. Ajo që është në interes të fëmijëve duhet të jenë pikënisja thelbësore në marrjen e vendimit se kur dhe si do të rihapen shkollat”- Patrisia Di Xhiovani – Përfaqësuese e Zyrës së UNICEF-it

Anketa e realizuar nga UNICEF shpalos një sërë problemesh teknike që kanë hasur mësimdhënësit gjatë realizimit të procesit mësimor online.

UNICEF

“54 për qind e mësimdhënësve të anketuar kanë vërejtur një rritje të numrit të nxënësve që kanë pasur vështirësi në përvetësim të mësimit.  77 për qind, gjatë ndonjë faze të mësimit nuk kanë mund t’i kontaktojnë disa nga nxënësit e tyre. 42 për qind e mësimdhënësve kanë pasur qasje të kufizuar në internet. Shumica e mësimdhënësve kanë raportuar se kanë nevojë për trajnim shtesë. Një numër i konsiderueshëm i nxënësve e ndanin kompjuterin me fëmijë tjerë të familjes”

Një tjetër anketë, e realizuar nga Ambasada e parë për fëmijë në botë “Megjashi”, ku të anketuar janë prindërit, tregon se 58,2% e tyre konsiderojnë se fëmijët përmes mësimit online janë vlerësuar më nota më të larta, por kanë nxënë më pak dije. Dragi Zmijanac, nga “ Megjashi”, thotë se mësimi online ka ndikim negativ edhe në shëndetin mendor të fëmijëve.

“Unë shqetësohem seriozisht për pasojat psikologjikë te fëmijët nga vetmia që krijojnë përmes mësimit online. Socializimi, shoqërimi është gjithsesi i shkatëruar.23:12 57,6% e të anketuarve konsiderojnë se mësimi online shohin rezultate negative tek fëmijët e tyre. 23:29 Vetëm 11% e të anketuarve kanë vërejtur rezultate pozitive tek fëmijët e tyre nga mësimi online- deklaroi Dragi Zmijanac- kryetar i “Megjashi”.

Të dyja anketat tregojnë se shumica favorizojnë modelin e kombinuar për realizimin e procesit mësimor, me prani fizike në klasë dhe mësimit në distancë. Madje 84% e drejtorëve konsiderojnë se shkolla e tyre kanë kushte për zhvillimin e mësimit duke respektuar masat për mbrojtje. Kritika për mësimin online sot dha edhe Avokati i Popullit, i cili vlerëson se institucionet nuk ishin plotësisht të përgatitura dhe se nxënësit në zonat rurale, ata nga familjet e rrezikuara sociale dhe fëmijët me aftësi të kufizuara i kanë ndjerë më shumë efektet negative

Përgatiti: Evi Shkopi

Shpërndaj me

Loading...