fbpx

Ministritë dhe institucionet tjera shtetërore në të njëjtën kohë e shkurtojnë buxhetin e sivjetmë, por edhe e mbushin buxhetin për vitin e ardhshëm. Procesi i rishikimit dhe propozim përgatitja e arkës shtetërore për vitin e ardhshëm zhvillohet njëherësh, shprehet zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi. Sipas tij, buxheti për vitin 2021 do të jetë më ndryshe meqë do të aprovohen  para që do të shpenzohen realisht, e jo për projekte që janë të parealizueshme. Rishikimi që pritet të jetë deri në fund të muajit, do të jetë kyç për grumbullimin e parave në arkën shtetërore për luftimin e Kovid -19.

Të bëjmë rishikim që me të vërtetë do të marrë atje ku nuk është e mundshme për “x” arsye të zbatohen të gjitha aktivitetet e planifikuara që t’i jepet mbështetje ekonomisë. Tashmë ka filluar cirkulari buxhetor për planifikimet buxhetore për vitin e radhës me një ndryshim të konsiderueshëm, e ky është planifikimi për vitin e ardhshëm duhet doemos të jetë i mbështetur me mundësi reale të institucioneve, e jo zakonisht siç ka qenë vitin e kaluar ashtu do të jetë edhe vitin e ardhshëm. Që të dyja proceset zhvillohen paralelisht“-tha Fatmir Bytyqi,  zëvendëskryeministër përgjegjës për çështje ekonomike.

Shkurtime të parave të parashikuara do të ketë në arsimin nëse përcaktohet se viti shkollor do të jetë onlajn deri në fund, por edhe të institucioneve të tjera që nuk kanë nevojë për buxhete aq të mëdha për vitin e ardhshëm. Bytyqi nuk tregoi afat kohor se kur do të promovojnë setin e katër të masave ekonomike. Për të, kjo pako e masave duhet të përfshihet për tejkalimin e krizës ekonomike të këtij viti.

Andrea Çobanv

Shpërndaj me

Loading...