fbpx

Miratimi i rishikimit buxhetor qëndron pezull në Parlament. Pakoja e katërt e masave ekonomike do të zbatohet vetëm pasi të sigurohet shumica e votave. Pas dy deputetëve nga radhët e shumicës janë të infektuar me Covid-19; Miratimi i ligjeve tani do të varet nga mbështetja e opozitës. Kjo për pushtetin është alarm për nevojën e punës së Kuvendit nga distanca.

“Mos miratimi i rishikimit buxhetor sigurisht që do të rrezikojë masat ekonomike të parashikuara nga qeveria. Duke pasur parasysh edhe deputetët e infektuar, ne duhet të gjejmë mënyra alternative, punë në distancë që Kuvendi të jetë në gjendje të kryejë funksionet e tyre. Shpresoj që pavarësisht deklaratave publike të opozitës, do të sigurojmë konsensus për këtë çështje- deklaroi Jovan Mitreski- Koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së.

Nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se do t’i japin dritë jeshile rishikimit të buxhetit nëse pranohen vërejtjet e tyre.

“Ajo që mund të thotë VMRO-DPMNE është se nëse konsultohemi, nëse vërejtjet në zgjidhjet ligjore transformohen në ato ligje, i referohen përmirësimit të ekonomisë dhe në drejtim të parandalimit ose zvogëlimit të epidemisë, VMRO-DPMNE është e gatshme të marrë pjesë në votimin e këtyre- pohoi Nikola Micevski, Koordinator i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së,

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë kundër punës së Kuvendit nga distanca, ndërsa për rishikimin e buxhetit ende nuk është debatuar në komision.

Propozim rishikimi i buxhetit do t’u dorëzohet deputetëve të enjten në Komisionin për Financim dhe Buxhet, ku do të shqyrtohet për 10 ditë. Pas kësaj, duhet të votohet në Kuvend. Për t’u votuar nevojiten 61 deputet.

Andrea Cobanova

 

 

 

Shpërndaj me

Loading...