Rita Ora është bërë nostalgjike ditën e sotme dhe ka ndarë në Instagram disa foto nga ditëlindja e saj e fundit, në të cilën ka realizuar edhe coverin për “The love magazine”.

Ndonëse na ndajnë edhe 5 muaj nga ditëlindja e radhës, në 30 nëntor, duket se këngëtarja me origjinë shqiptare ka nisur të mendojë që tani se si do ta festojë ditëlindjen e 30-t.

“Disa foto nga ditëlindja ime në Utah, kur ne gjithashtu xhiruam coverin e “The love magazine”, në të cilin u kënaqëm shumë. Do doja të ktheja kohën pas, ishte ditëlindja më e bukur. Po mendohem se çfarë do të bëjë për ditëlindjen time në 30 nëntor.”- shkruan Rita krahas fotos.

E nëse po mendonit për ndonjë super festë, e keni gabim sepse nëna e saj, Vera, e paska gati planin e ditëlindjes së të bijës.

Ajo ka komentuar në foton e saj, madje në shqip, ku shkruan:

Për ditëlindjen e 30të? Në shtëpi te nona!”

Rita ende nuk i ka kthyer përgjigje, por mendojmë se do ia realizojë dëshirën së ëmës dhe deri atëherë mbetemi ende në pritje. Ajo ka treguar se aktualisht po punon për projekte të reja, teksa para disa ditësh festoi një super sukses.

29-vjeçarja u shpall artistja e 7 më e dëgjuar për 2019 në Britaninë e Madhe sipas PPLUK.

Shpërndaj me

Loading...