fbpx

Rreth dy javë më parë, Robert Berisha bëri një deklaratë në emisionin “Prive”, e cila ngjalli shumë komente tek ndjekësit.

Sipas deklaratës së tij, nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi.

“Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush”, shprehej Roberti.

Kjo deklaratë mori dhenë dhe ndjekësit e kritikuan shumë keq Robertin.

Disa e quanin një gjest të ulët dhe nuk prisnin që një burrë si Roberti t’i thoshte këto fjalë.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.

I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

Epo Roberti vuri mend më në fund!

Shpërndaj me

Loading...