Roberti në një emision televiziv u pyet se si do të reagonte nëse ish-partnerja e tij, Nora Istrefi, do të bënte një bashkëpunim me kunatën, Tunën. Roberti u shpreh se Norës nuk i duhet një bashkëpunim i tillë, pasi dy vajzat janë të të njëjtës rrymë.

Kujtojmë se dy vite më parë, Roberti dhe Tuna patën një përplasje me njëri-tjetrin me deklarata fyese.

“Ajo mund të bëjë çfarë do ajo. Besoj që Nora deri tani ka arrit suksese me punën që ka bërë. E di çfarë do ajo dhe s’e besoj që… Nëse do të kishte arritur ndonjë sukses me atë projekt, do të më kishte ardhur shumë mirë. Unë mendoj që ajo ka nevojë për bashkëpunim me një rrymë tjetër, me një mashkull ose me një femër tjetër, jo me Tunën, për shkak të zhanrit muzikor. Për bashkëpunim artistik nuk e di sa kishin dalë mirë. Me motrën e vet dhe nuk e ndezi kaq shumë sa e kanë prit njerëzit.”- rrëfeu Roberti.

Dy vite pas sherrit, Roberti dhe Tuna vazhdojnë të mos i kenë rregulluar marrëdhëniet mes tyre dhe i pyetur se ç’mendim ka për Tunën gjatë një interviste së fundmi, Roberti u rezervua në fjalën e tij duke u shprehur thjesht “emër i njohur”.

Shpërndaj me

Loading...