fbpx

Turneu i sivjetshëm i “Rolan Garros”-it do të zhvillohet me prezencën e publikut. Në tribunat e terreneve në Paris, do të ketë 50 deri më 60 për qind, të publikut nga kapaciteti maksimal. Lehtësimi i masave është pozitive për tifozët, por edhe tenistët që do të kenë përkrahje në sfidat e tyre dhe nuk do të luajnë pas dyerve të mbyllura. Biletat do të jenë në shitje nga 9 korriku për blerësit prioritar, ndërsa një javë më vonë, do të jetë shitja publike për të gjithë adhuruesit e tenisit. Sfidat e “Rolan Garros”-it që duhej të zhvilloheshin në muajin maj, janë paraparë të zhvillohen nga 21 shtatori e deri më 11 tetori.

Shpërndaj me

Loading...