Karles Perez do të jetë lojtari më i ri i Romës duke nisur nga dita e nesërme. Talenti i Barçës ka arritur marrëveshjen personale me klubin italian, me spanjollët që vendosin ta lënë të lirë për 13-15 milionë euro, ndërsa katalanasit nuk do të kenë klauzolë riblerje për 21-vjeçarin. Perez arriti të ishte pjesë e skuadrës së parë të Barcelonës këtë sezon, ku tregoi aftësi mjaft të mira, por pa arritur të bindë stafin katalanas. Ndërkohë, Roma ka nevojë jetike për yllin katalanas. Dëmtimi i rëndë i Zaniolos lë një boshllëk jo të vogël dhe duhej patjetër një ndërhyrje në merkato. Një tjetër opsion ishte edhe Adnan Januzaj, megjithatë marrëveshja me Sociedadin ishte e vështirë për t’u arritur dhe dalja e Perez në skenë bëri që verdhekuqtë “ta harronin” belgun me origjinë shqiptare.

Shpërndaj me

Loading...