Kristiano Ronaldo është futbollisti I parë që fiton 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij. Sipas magazinës “Forbs”, ylli 35 vjeçar i Juventusit është vetëm sportisti i tretë pas Tajger Uds dhe Flojd Mejuether që arrin fitime prej 1 miliard dollar, derisa ende vazhdon të jetë aktiv në sport.

Rreth 650 milionë dollarë Ronaldo i ka fituar vetëm nga pagat gjatë karrierës së tij, ndërsa pjesa tjetër vjen nga aktivitetet jashtë fushës. Ronaldo gjithashtu është personi më i ndjekur në botë në Instagram, me 222 milionë ndjekës.

Shpërndaj me

Loading...