Ylli i Juventusit kaloi një periudhën karantine në Madeira, pas lajmeve për pozitivitetin e shokut të skuadrës, Daniele Rugani, por tani, më në fund, mund të shijojë lirinë.

“O Jogo” ka publikuar një foto, ku duket pesë herë fituesi i “Topit të Artë dhe Georgina Rodriguez, duke ecur me dy fëmijët e tyre.

Të gjithë ruajnë në distancën e sigurt, të përcaktuar me ligj. Në Portugali, në të vërtetë, lejohet të dilet nga shtëpia për të blerë shërbime, për të shkuar në spital, për të transportuar njerëz që kanë probleme lëvizjeje, për të shkuar në bankë, të aplikosh për periudha të shkurtra aktivitete sportive në natyrë (një person, ose dy).

Kushti, natyrisht, është që të respektohet distanca e sigurisë prej dy metrash.

Shpërndaj me

Loading...