fbpx

Partneria e Cristiano Ronaldos, Georgina ka prezantuar mbrëmjen e djeshme natën e tretë të festivalit të Sanremos.

Ajo ka surprizuar publikun duke kërcyer një tango në skenë së bashku me një grup tjetër balerinësh.

Me një futani të zi, flokët e kapura dhe tepër sensuale, ajo jo vetëm që mahniti publikun, por edhe Ronaldon i cili ishte duke e parë gjithë kohës me shumë adhurim dhe dashuri.

Pasi përfundoi kërcimin, bukuroshja u shpreh se ishte hera e parë që kërcente një tango dhe se Cristiano e kishte ndihmuar shumë për ta përgatitur.

Moderatori italian Amadeus në fund i dha një tufë me lule dhe Georgina zbriti nga skena dhe ia dha futbollistit i cili ishte ulur në rradhën e parë.

Shpërndaj me

Loading...