Kristiano Ronaldo ka ndezur reagimet në Portugali dhe në botë, pasi ka përdorur stadiumin në Madeira për të ruajtur formën e tij gjatë pandemisë së koronavirusit.

Institucionet e sigurisë janë të bindur se Kristiano Ronaldo nuk ka “asnjë leje të veçantë”, pasi të gjithëve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi, shkaku i shpërthimit të COVID-19.

Një zyrtar i lartë në Madeira, tha se Ronaldo nuk kishte një autorizim special për t’u stërvitur në stadium.

Ai deklaroi se Ronaldo kishte të drejt të stërvitej në përputhje me rregullat e vendosura për të gjithë. Kujtojmë se Ronaldo ishte në mesin e pak lojtarëve që Juventus lejoi të kthehen në shtëpi në mes të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Shpërndaj me

Loading...