fbpx

Kristiano Ronaldo ishte protagonist te Juventusi, me dy golat e tij që parandaluan disfatën e “bardhezinjve” ndaj Romës (2-2). Portugezi regjistron golin e tretë në këtë sezon dhe dërgon fjalë miradie për trajnerin e ri, Andrea Pirlo.

“Pasi shkuam në disavantazh e dinim se ndeshja do të komplikohej shumë, por ia dolëm të merrnim një pikë të rëndësishme. Jemi në fillimin e kampionatit dhe me një trajner të ri. Por, e shikoj skuadrën aktive, jemi mirë dhe shoh një të ardhme të shndritshme. Mendoj se Serie A është përforcuar mirë, nga Interi, Milani dhe ne. Është një kampionat më i vështirë se i sezonit të kaluar. Pirlo? Është shpejt, por e shoh skuadrën shumë më mirë, më të kënaqur duke punuar me buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Ronaldo.

Shpërndaj me

Loading...