Ronela Hajatin gjithmonë e kemi komentuar për sensin e saj të humorit, mënyrën argëtuese se si lajmëron projektet e reja, ashtu dhe për energjinë që përcjellë me performancat në klipe dhe skenë.

Këtë herë, Ronela ka vendosur të bëjë një postim ndryshe. Në një studion e tatuazheve ‘Pipero Art Studio’, këngëtarja ka treguar se tashmë do të mbajë gjithmonë me vete kujtimin më të bukur. Emrin e të atit të ndjerë, Ronela ka zgjedhur ta realizojë si tatuazh në lëkurë, ndërsa në Instagram ka ndarë pak momente nga proçesi i punës, ku në parakrah shihet i shkruar emri “Marash”.

Babai i këngëtares u nda nga jeta në 2013-tën, e që nga ajo kohë, Ronela i ka dedikuar jo pak fjalë e premtime si në rrjet, ashtu dhe në intervista. Një gjest i bukur ky i Hajatit, apo jo? /Neës31.al

Shpërndaj me

Loading...