Për këtë verë, këngëtarja Ronela Hajati na kishte premtuar një klip “pisllik” siç e quan ajo dhe duket se projekti tashmë është gati!

Këngëtarja e cila bën bujë me këngët e saj “pa filtra”, duket se do ta djegë edhe njëherë rrjetin me hitin e ri që do të titullohet “Aventura”. Vetë Ronela është tepër e emocionuar për këtë projekt, madje mezi po pret që fansat ta dëgjojnë.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka ndarë një pjesë të “Aventurës” e cila duket tepër ritmike dhe është bërë fiks për këtë verë.

“A ke nai mendje sonte?”- janë fjalët e këngës që hapin videon e Ronelës në Instagram dhe u fiksuam që tani!

Projekti i ri nuk ka ende një datë publikimi, megjithatë duket se s’do të vonojë shumë. Kjo verë e gjeti Ronelën single, siç ajo tregoi për “Prive”.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”.- u shpreh ajo.

Gjithashtu, përsa i përket projekteve muzikore Ronela tregoi:

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin. Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste.”

Shpërndaj me

Loading...