fbpx

Qytetarët dhe kompanitë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes ndërmjetësimit, jo drejtpërdrejt në gjykatë, bëjnë thirrje nga Oda e Ndërmjetësve. Ndërmjetësimi është një mënyrë më e shpejtë, më e lirë dhe më e thjeshtë për të zgjidhur një mosmarrëveshje. Ndërmjetësimi ligjërisht është caktuar të zgjasë 60 ditë, por në praktikë është përfunduar për pesë ditë.

Ndërmjetësimi mund të nis kur njëra palë fillon një procedurë të ndërmjetësimit dhe tjetra e pranon atë. Kështu që ata nuk kanë pse të shkojnë në procedurë gjyqësore, por menjëherë mund të shkojnë në ndërmjetësim nëse mosmarrëveshja është për ndërmjetësim. Përvoja ime personale dhe përvoja e kolegëve me të cilët ne shkëmbejmë informacione për afatin kohor të procedurave ajo nuk i kalon as pesë ditë – tha Sllave Mlladenovski, Kryetar i Odës së Ndërmjetësve.

Nga Instituti i Politikave Evropiane vlerësojnë se ndërmjetësimi mund të përmirësojë imazhin e gjyqësorit në vend, për sa i përket reformave të nevojshme për të ardhmen evropiane.

Kjo gjithashtu është një nga elementët kryesorë në agjendat evropiane, kështu që është një nga shtyllat në të cilat bazohet reforma e mëtejshme gjyqësore në nivelin evropian. Kjo është arsyeja pse ndërmjetësimi është një nga elementët, që mund të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e imazhit të përgjithshëm të reformës në drejtësi – u shpreh Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Sipas të dhënave të Odës, numri i rasteve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit është rritur. Vetëm në vitin 2017 dhe 2018, mbi 2.000 lëndë u zgjidhën pa gjykata dhe avokatë. Ndërmjetësit funksionojnë ngjashëm si avokatët, kanë licencën e tyre të zyrë. Ndërmjetësues mund të jetë çdo qytetar, që ka arsim të lartë, që do përfundojë trajnimin dhe që do të kalojë provimin për të marrë licencë shtetërore.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...