fbpx

Prodhimi Bruto Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti është rritur për 3.6%. Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se rritje ka pasur në sektorët e minierës dhe nxjerrjes së gurëve, në industrinë përpunuese, furnizimin me energji elektrike, menaxhim me mbeturina, ndërtimtari. Në periudhën e njëjtë, eksporti i mallrave dhe shërbimeve është rritur për 8.4%, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve për 10.9%. Zoran Zaev e pranoi se këto numra nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e qeverisë. Pritshmëritë e tij kanë qenë që rritja e ekonomisë në nëntë muajt e para të jetë 4%.

Shpërndaj me

Loading...