fbpx

Infeksionet me Covid-19 në Austri vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

Për herë të parë që nga 19 maji, ato e kaluan pragun e 1 000 të infektuarve, me një rritje ditore prej 85 personash.

Në fakt ka 1 012 raste aktive, ndërsa në mes të qershorit të infektuarit ishin më pak se 400.

Megjithatë, rritja duket e ngadalësuar, pas tri ditëve me mbi 100 raste të reja.

Në tri thertore në Austrinë e Veriut janë regjistruar 23 shpërthime virusi midis punonjësve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Vjena njoftoi për 25-30 000 teste në javë për sektorët në rrezik.

Shpërndaj me

Loading...