fbpx

Rruga e Çajlës në Gostivar ka filluar të ndërtohet që para dy muajsh, por që atëherë, ende nuk është asfaltuar. Banorët ankohen se po i shkatërrojnë makinat në gropat e hapura, ndërsa kërkojnë nga autoritetet sqarim se përse nuk përfundojnë punimet në rrugën që frekuentohet nga mijëra makina nga fshati Çegran, Forinë, Çajle e të tjerë.

“Ka tre muaj kështu, ja e shihni vet, dëmton makinat deri kur ta rregullojnë në zgjedhjet e ardhshme. Duhet ta shohin institucionet këtë, kemi probleme me pluhurin po ma shumë gropat. Po do presim të vijnë zgjedhjet e shpresojmë të bëhet e re”.

“Na prishën veturat. Dihet që bën dëme kjo kështu”.

“Kush na shikon neve, askush, s’na llogarisin as sa një gjethe lakre. Na mbyti pluhuri. Shiheni vet, na ka prishur edhe neve shpirtin pluhuri jo veç veturat”.

Të pyetur për vonesat në realizimin e këtij projekti, nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” nuk japin sqarime duke na sugjeruar që detaje për projektin në fjalë, të kërkojmë javën e ardhshme. Fshatrat Çajle, Forinë dhe një pjesë e Çegranit, nuk e kanë vetëm problemin e rrugës së dëmtuar, por edhe mungesës së kanalizimit, gjë që rrezikon shëndetin e banorëve.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me

Loading...