“Rruga e quajtur “Brigada Maqedono-Kosovare” e cila ndodhet në Komunën e Çairit dhe e lidh këtë komunë me Komunën e Butelit dhe atë të Shutkës në ditë frekuentohet nga mijëra automjete dhe qytetar. Megjithatë kjo rrugë nuk është sanuar me vite të tëra dhe qytetarët deklarojnë se ballafaqohen me vështirësi të mëdha gjatë kalimit të kësaj rruge”.

“Problem është, çdo dy a tre muaj sustat ia ndërroj veturës. Ndërsa regjistrimet i kërkojnë”.

“Nuk është për të kaluar. Nuk është as për komunikacion, ka shumë gropa, nuk ka shenja të mjaftueshme”.

“Jo e shtruar, jo e rregulluar, tash 30 vite kështu është copa – copa. Prehet aty, e punojnë pak”.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se e kanë në plan që së shpejti ta rregullojnë këtë rrugë. Zëdhënësi Valon Salihu thotë se kjo rrugë është pjesë e projektit që do të lidhet me tunelet që do të dalin nën Kalanë e Shkupit. Rikonstruktimi i rrugës do të fillojnë brenda muajit gusht edhe atë në dy faza.

Ka dy faza në këtë rrugë, njëra është pjesa fillestare e cila është më e ngushtë, aty do të ketë punime edhe në kanalizime dhe në ujësjellës. Kjo pjesë do të fillojë vitin tjetër, pasi do të ketë edhe zgjerim. Ndërsa pjesa tjetër, prej ku kalon atë pjesa e ngushtë, deri në bulevardin “Sllovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”, ajo fazë do të fillojë tani, e shpresojmë që në muajin gusht të rikonstruohet e tërë ajo pjesë – deklaroi Valon Salihu, Qyteti i Shkupit.

Nga qyteti i Shkupit nuk japin afate se kur do të përfundojë rikonstruksioni i plotë i rrugës.

Mefail Ismaili

Shpërndaj me

Loading...