Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ka humbur ditën e sotme babain e saj. Këtë lajm të hidhur e ka ndarë vetë aktorja me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një foto të personit të saj të shtrenjtë.

“I shtrenjti im, me thave shpirtin ! Lamtumire diell zemre! Shko prane Zotit , Rexhep Dembacaj.”- janë fjalët pikëlluese të Rudinës krahas postimit.

Babai i saj ishte prej disa kohësh në gjendje të keqe shëndetësore, siç ka treguar më herët aktorja.

Ajo po e shoqëronte të atin prej disa muajsh në dyert e spitaleve, madje edhe ditëlindja e gjeti pranë tij, duke u lutur që babai të bëhej më mirë.

Shpërndaj me

Loading...