Bajern Munih është duke mbyllur me sukses një operacion që zgjat prej më shumë se një viti. Bavarezët do të bëjnë të tyrin Leroi Sanen dhe trajneri Flik mund të shfrytëzojë kualitetet dhe shpejtësinë e gjermanit në krah. Ditën e sotme, Sane ka mbyllur fazën e dytë të vizitave mjekësore teksa iu është nënshtruar kontrollit kardiak dhe pulmonar. Teste të kaluara me sukses dhe në vijim është firma në kontratë për t’u shndërruar më pas në bavarez.

Sezoni i fundit ka qenë i pafat për Liroj Sane, i cili pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë për pjesën më të madhe të ndeshjeve. Kjo ishte edhe arsyeja që tratativa nuk përfundoi në vitin e kaluar, megjithatë Bajerni tashmë mund t’i gëzohet Sanes së riaftësuar.

Shpërndaj me

Loading...