Prej kohësh në media u përfol për shtatzëninë e Sara Hoxhës me partnerin e saj, Ledri Vula dhe dyshja na e konfirmoi lajmin e ëmbël vetëm 3 ditë më parë nëpërmjet një videoje në Instagram, duke na treguar edhe faktin se janë në pritje të një vajze.

Sara mund të lind në fund të muajit nëntor ose në fillim të muajit dhjetor, teksa ende mundohet ta fsheh barkun.

Megjithatë, ajo nuk u ka shpëtuar dot ‘paparacëve’, të cilët e kanë fotografuar nga pushimet e saj me Ledrin në jug. Lajmi.net ka shpërndarë një foto të Sarës e cila shihet e ulur në një kafe, teksa barku i saj po rritet dita-ditës dhe sikundër e kemi parë i ka dhënë shumë nur.

Fansat mezi po presin që familjes Vula t’i shtohet një pjesëtare e re, që duke marrë parasysh mamin dhe babin do jetë një nga bebat më të bukura.

Ledri Vula ishte i ftuar në “E diell” disa ditë më parë, ku na tregoi shumë të pathëna nga dhurata e veçantë e Sarës te konfirmimi i lajmit se do bëhet baba dhe planet për martesë.

 

View this post on Instagram

 

please.

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

Shpërndaj me

Loading...