“Selfie” i ka marrë jetën modeles britanike Madalyn Davis. 21-vjeçarja ndodhej në Australi së bashku me miqtë e saj për të realizuar nje set fotografik.

Teksa kishte hipur mbi një shkëmb në vendin e quajtur “Diamond Bay” modelja u përkul shumë për të realizuar foton, por fatkeqësisht ka rënë nga 30 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Disa muaj më parë një person ra nga shkëmbi në të njëjtin vend dhe vdiq menjëherë.

Pas ngjarjes së parë zona ishte rrethuar me gardh që turistët të mos kalonin kufirin, por kjo gjë duket se nuk ka shërbyer, pasi njerëzit vazhdojnë të ngjiten për të realizuar foto në zonën e rrezikshme./Neës31.al

Shpërndaj me

Loading...