Ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka kundërshtuar akuzat për korrupsion për zgjedhjen e Katarit si vendin organizator për Kupën e Botës.

Sipas L’Equipe, ish-numri një ka konfirmuar se “zgjedhja e Katarit për 2022-shin ka ardhur për shkak të një ndërhyrje politike”.

Blateri ka thënë se ishte arritur një marrëveshje “xhentëlmenësh” për t’ia besuar Rusisë, Botërorin e 2018-ës, ndërsa ai i 2022-shit duhej t’i kishte shkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mirëpo me ndërhyrja poltike, gjithmonë sipas ish-presidentit, ka ndryshuar gjithçka.

Shpërndaj me

Loading...