Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se Serbia humb çdo ditë 1 milion e 39 mijë euro për shkak të taksës së vendosur nga Kosova.

Deklarata e ministrit është bërë në një intervistë për “Novosti”

“Gjatë gati 14 muajve që është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi gazetës Novosti.

Gjithashtu ka shtuar se pozicionin e kompanive serbe e kanë marrë kompanitë nga: Greqia, Bullgaria, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Shpërndaj me

Loading...