Serie A, pas takimit me klubet e saj, ka njoftuar se gjithçka do të rifillojë më 20 qershor me ndeshjet e javës së 25-të, të cilat nuk janë kompletuar në muajin mars.

“Lega Serie A mbajti një takim sot, në prezencë të 20 klubeve, përmes një video-konference. Klubet mirëpritën dritën e gjelbër për rifillimin e Serie A, siç u njoftua ga ministri Spadafora, dhe unanimisht votuan për të vazhduar me katër ndeshjet e xhiros së 25-të (Atalanta-Sasuolo, Verona-Kaliari, Inter-Sampdoria, Torino-Parma), në fundjavën e 20/21 qershorit, dhe vënien e xhiros së 27-të duket filluar nga e hëna e 22 qershorit. Tutje, në përgjigje të dëshirave të ministrit Spadafora, aktiviteti sportiv në sezonin 2019/2020 do të rifillojë menjëherë me Kupën e Italisë, me finalen që planifikohet për 17 qershor.Data dhe orët e fillimit të ndeshjeve do të publikohen nga Lega Serie A brenda ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton lajmi.net.

Shpërndaj me

Loading...