Qeveria e Italisë dhe Federata e Futbllit të Italisë,  kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë më 13 ose 20 qershor.  Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, do të njoftojë kryeministrin Xhuzepe Konte për vendimin e marrë, dhe ky i fundit do të përcaktojë zyrtarisht datën. Bazuar në atë se masat e ndalesës në Itali vlejnë deri më 14 qershor, do të duhet një ndryshim nga kryeministri italian, por do t’i takojë drejtuesve të Serie A që të caktojë datat për ndeshjet.

Ndërkohë Kupa e Italisë merr startin qysh më 13 qershor, kur do të zhvillohen ndeshjet e gjysmëfinales, ndërsa finalja është caktuar të luhet më 17 qershor.

Kurse Serie B do ta bëjë këtë gjë më 26 qershor, Presidenti i Lega Serie B, Mauro Balata, konfirmon këtë datë, duke thënë se Lega Pro po konsideron ‘Play Off’ dhe ‘Play Out’.

“Serie B do të rifillojë më 26 qershor, pasi tashmë kemi dorëzuar datën dhe Qeveria është pajtuar, për çka i falënderohemi ministrit Spadafora. Është një gjë e mrekullueshme që po fillojmë”, ka thënë Balata.

Shpërndaj me

Loading...