fbpx

Sevilja tani ka detyrim të paguajë rreth 24 milionë euro ndaj Milanit për mesfushorin Suso, pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Suso u bashkua me Seviljën si huazim në janar, me kushtin që marrëveshja të bëhej e përhershme nëse ata përfundojnë në katër pozitat e para. Kjo tani është konfirmuar pasi Real Sosiedadi mundi Viljarrealin me 2-1. 26-vjeçari ka shënuar një gol dhe dy asistime në 18 paraqitje për skuadrën e Zhulen Lopetegit në gjysmësezonin me Seviljën.

Suso u transferua në Milano në janar 2015 për vetëm 1.3 milion euro, pasi kontrata e tij me Liverpulin kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit. Suso shënoi 24 herë dhe asistoi 36 herë në 153 ndeshjet e tij për “kuqezinjtë”, duke fituar një Superkupë.

Shpërndaj me

Loading...