Përballja e tretë e peshave të rënda në boks, në mes Tajson Fjurit dhe Deontej Uajllderit, do të shtyhet për në muajin tetor. Organizatorët e këtij eventi sportiv, janë arsyetuar se më 3 tetor do të kenë më shumë publik, se sa më 18 korrik , kur ishte planifikuar më parë kjo sfidë. Arsye tjetër e organizatorëve është edhe kriza botërore me pandeminë “Covid 19”. Të rikujtojmë se më 22 shkurt, Tajson Fjuri mundi Uajllderin me nokaut teknik, në raundin e shtatë dhe morri titullin e peshave te rënda, në versionin VBC.  Ndërkohë sfida e parë, në vitin 2018, u mbyll me barazim, me vendim unanim të gjyqëtarëve.

Shpërndaj me

Loading...