fbpx

Në SHBA shkarkimi i aplikacionit TikTok dhe WeChat do të bllokohet duke filluar nga e diela (20 shtatori), transmetojnë mediat e huaja.

Siç theksohet, urdhri është lëshuar direkt nga administrata e presidentit Donald Trump.

Nëse nuk arrihet marrëveshje për blerjen e aplikacionit deri më 12 nëntor, i njëjti do të ndalohet për shkarkim por edhe për përdorim.

Sipas mediumeve, me urdhrin e sotëm presidenti i SHBA-së do që t`i detyrojë pronarët kinezë të shesin pjesën e platformës  për SHBA.

Siç thekson, Dejlli Meill, shfrytëzuesit që tashmë kanë të shkarkuar aplikacionin do të vazhdojnë ta përdorin të njëjtin, por që nuk do të kenë mundësi për ta azhurnuar.

Shpërndaj me

Loading...