Protestat gjithandej SHBA-së kundër vrasjes së afriko-amerikanit, Xhorxh Floyd. Synimi i presidentit Tramp për t’i shpërndarë protestuesit me anë të ushtrisë ka shkaktuar përçarje të mëdha politike. Zyrtarë të lartë ushtarak ashtu si ish këshilltari i Trumpit, Xhejms Matis kundërshtuan këto veprime duke mbrojtur të drejtën e amerikanëve për të shprehur pakënaqësi dhe për t’u dëgjuar. Kundër dhunës ndaj protestuesve edhe senatorja republikane dhe Prokurori i Përgjithshëm.

“Kemi plagë nga racizimi, që asnjëherë nuk u shëruan”, deklaroi Lisa Murkovski, Senatore republikane.

“Është e pamohueshme se afriko-amerikanëve iu mungon besimi në drejtësinë penale amerikane. Kjo duhet të ndryshojë. Ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njësoj dhe gjithçka tjetër është e papranueshme”, tha Uilliam Barr, Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së.

Në shenjë simbolike senatorët demokratë qëndruan në heshtje për 8 min 46 sec. aq sa Xhorxh Floyd qëndroi me gjurin e policit në qafë. Kjo simbolikë edhe gjatë ceremonisë përkujtimore në Mineapolis, ku aktivistët theksuan se Xhorxhi u vra nga pandemia racore.

“Çfarë i ndodhi Floydid ndodh çdo ditë në këtë vend, në ekzekutiv, në shërbimin shëndetësor, në çdo sferë të jetës së amerikanëve. Është koha që të zgjohemi në emër të Xhorxhit dhe të themi “Largojeni gjurin nga qafa jonë”, u shpreh Al Sharpton, Aktivist amerikan.

“Ai ishte njeri i fuqishëm. Fliste ashtu që gjithnjë të bënte të kërcesh e të shkosh. Të gjithë e donin Xhorxhin”, theksoi Filonis Floyd, Vëllai i Xhorxh Floydid.

Protestuesit në Xhorxhia kërkuan drejtësi edhe për 25 vjeçarin, Ahmaud Arbery i cili u vra poashtu për motive racore më 23 shkurt derisa po vraponte.

Anesa Saliu

Shpërndaj me

Loading...