fbpx

Shënon përsëri rritje numri i rasteve të reja me virus korona. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 200 raste të reja nga 1828 teste të bëra.

Më shumë raste ka në Shkup 65, Kumanovë, 14, Shtip 21, Tetovë 12, Veles 12, Gostivar 14 dhe në shumë qytete të tjera ka më pak së 10 të infektuar.

Jetën e kanë humbur katër persona, një 70 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Gostivari, një 51 vjeçar nga Kumanova dhe një 66 vjeçar nga Makedonski Brodi. Dy pacientë kanë vdekur në spital kurse dy në kushte jashtspitalore.

Shumë i ulët është numri i pacientëve të shëruar, edhe atë vetëm 15.

Në vend deri tani janë bërë gjithsej 113 mijë e 619 teste prej të cilave gjithsej janë detektuar 11 754 raste. Aktualisht në vend janë 3609 raste aktive.

Shpërndaj me

Loading...