fbpx

Kartela pagesore të zbrazëta, dyqane ku pronarët nuk lejojnë pazar me këto kartela ose një pohim nga bankat që afati i lëshimit ka skaduar dhe kartela nuk mund të tërhiqet më. Këto janë vetëm disa nga ankesat e qytetarëve që kanë arritur në adresën e Alsat në lidhje me kartelat qeveritare. Disa prej tyre u janë drejtuar edhe institucioneve shtetërore, ndërsa disa nuk dinë si të veprojnë. Në institucione ka më shumë ankesa të qytetarëve që nuk kanë marrë kartela ose kanë problem tjetër lidhur me ta. Nga Ministria e Financave thonë se ata nuk janë të njohur me problemet në këtë fushë, ndërsa siguron se do të kontrollojë informacionin dhe shton se brenda disa ditësh ata qytetarë që nuk kanë marrë ende kartelat e tyre do të njoftohen se ku do t’i marrin.

Shumica e ankesave që janë pranuar kanë qenë në Ministrinë e Arsimit, ku janë konstatuar lëshime të madha. Përkatësisht, një grup studentësh dhe nxënësish të shkollave të mesme nëpër shkolla shtetërore dhe universitete për çka listën e ka bërë kjo Ministri, është vërtetuar se mungojnë gati pesë mijë persona. Ankesat e këtyre të rinjve u pranuan pas kontrolleve të bëra, thonë për Alsat nga Financat.

“Për dallim nga ata që nuk kanë marrë ende kartela pagesore, a janë pjesë e kategorisë së rrezikuar të qytetarëve dhe e kalojnë muajin me financa minimale, informacionet nga terreni thonë se kartela pagesore nga shteti kanë marrë qytetarë shumë më të pasur, të cilët janë regjistruar në ndërmarrjet familjare me pagë minimale, vetëm që të kenë sigurim të rregulluar pensional dhe shëndetësor. ”

Numri i qytetarëve që kanë dorëzuar ankesa për kartelat pagesore tejkalon 65 mijë. Informacioni i fundit nga institucionet shtetërore thotë se shumica e ankesave janë procesuar, por vetëm 20% janë pranuar. Shumica e ankesave të pranuara janë për persona deri në 29 vite ose rreth pesë mijë, afër një mijë të papunë dhe pothuajse tre mijë me të ardhura të ulëta.

Ile Petrevski

Shpërndaj me

Loading...