Sulmuesi i Kosovës, largohet nga skuadra e Lucernit, për t’iu bashkuar skuadrës së Gras’hoperit. Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra e Gras’hopersit përmes rrjetëve sociale, por së fundit edhe në faqen zyrtare. Demhasaj me skuadrën nga Cyrih ka firmosur kontratën deri në vitin 2023. Kujtojmë se Shkëlqim Demhasaj filloi te të rinjët e Shafhauzenit në vitin 2013, ndërsa 4 vite më vonë iu bashkua ekipit senior. Më parë ishte pjesë e Lucernit, që në fund të kalojë te Gras’hopersi. Ndryshe Demhasaj ka zhvilluar 151 ndeshje në futbollin zviceran, ku ka shënuar 38 gola.

Shpërndaj me

Loading...