fbpx

Artistja dhe shkencëtarja gjermane, Sisel Tolas ka zbuluar një mënyrë të veçantë për ta kuptuar botën, përmes aromave që nuhat me hundë. Ekspertja e nuhatjes identifikon aromat me hundë, ka pajisje të vogla me të cilat i mbledh aromat nga burimi dhe me rezultatet e mbledhura, shkon në laborator dhe pastaj i riprodhon aromat në bazë të të dhënave. Laboratori i saj ka mbi 4000 përbërje kimike, me të cilat e riprodhon realitetin që na rrethon, duke filluar që nga emri i një qyteti, fqinjësia, një ndërtesë historike dhe qindra gjëra të tjera. Shpreson së zbulimet e saja do të përdoren për qëllime më të mëdha, si toleranca e arsimi.

Shpërndaj me

Loading...