fbpx

Skuadra e Sileksit, e cila do të përfaqësojë Maqedoninë në garat evropiane, mësoi kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Kratova, nëse kalon Karabahun, do të përballet me fituesin e sfidës në mes Sherif Tiraspollit nga Moldavia dhe Folla Esh nga Luksemburgu. Ndëkohë kampioni i Shqipërisë, Tirana në rast se kalon Dinamo Tbilisin do të përballet me fituesin e sfidës Crvena Zvezda-Europa nga Gjibraltari. Sfidat e raundit të dytë do të zhvillohen më 25 ose 26 gusht.

Ndërkohë, FC Shkupi, Shkëndija dhe Renova, mësuan skuadrat kundërshtare në kuadër të raundit të parë eliminator të Ligës Evropa. Skuadra tetovaredo të jetë mysafirë i skuadrës “Sumgait” nga Azarbejxhani, ndërsa FC Shkupi do të jetë përball skuadrës “Nefçi” poashtu nga Azarbejxhani. Ndërkohë skuadra e Renovës, do të jetë mysafirë përball skuadrës nga Armenia, Allashkertit, i cili sezonin e kaluar eliminoi skuadrën e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Skuadrat nga Shqipëria, poashtu mësuan skuadrat kundërshtare në Ligën Evropa. Kështu Teuta në terrenin vendas përballet me Beitarin nga Izraeli, ndërsa Kukësi sfidon Slavian e Sofjes nga Bullgaria. Ndërkohë vështirësi për Laçin, që do i duhet të bëjë rrugë të gjatë për të udhëtuar drejt Azerbajxhanit, për të sfiduar skuadrën e Keshllës. Përballjet eliminatore të Ligës Evropa, do të zhvillohen më 27 gusht.

Shpërndaj me

Loading...