fbpx

Skuadra e Shkëndijës vazhdoi bashkëpunimin me futbollistët me eksperiencë, Besart Ibraimin dhe Armend Alimi. Që të dy futbollistët fimrosën kontratën dy vjeçare, deri në qershor të vitit 2022.

“Ky klub dhe këta ngjyra më ngjallin pasion dhe ishte zemra ime ajo që solli vendimin për të firmosur kontratë të re. Për Shkëndijën dhe ‘Ballistët’ kam dashuri të zjartë, kështu që jam i lumtur që do të vazhdoj të djersis këtë fanellë. Ndjej ende etje për gola dhe besoj se bashkarisht na presin shumë suksese e trofe”, deklaroi Besart Ibraimi.

“Gjashtë vite fantastike me trofe e shumë suksese në skenën vendore dhe ndërkombëtare më lidhin shumë me Shkëndijën dhe Tetovën, kështu që aspak se kisha të vështirë për të zgjatur bashkëpunimin edhe për periudhën që pason. Tani kur kjo u zyrtarizua, kthejmë fokusin ka e ardhmja për të ndjekur të tjera suksese. Besoj se kjo skuadër se ka thënë fjalën e fundit dhe në të ardhmen na presin shumë gëzime”, shprehet Armend Alimi.

 

Kujtojmë se Besart Ibraimi është pjesë e Shkëndijës nga vera e vitit 2015, ndërsa gjatë pesë viteve të kaluara theu të gjitha rekordet e golave në nivel të klubit dhe Ligës së Parë. Ndërkohë Armend Alimi që po ‘harxhon’ vitin e 6-të me kuqezinjtë, gjithashtu me paraqitjet e tij ka futur emrin në historinë e klubit.

 

Shpërndaj me

Loading...