Vetëm disa çaste pasi që Sindikata e Futbollistëve të Maqedonisë, njoftoi se 6 futbollist janë pozitiv në testin për “Covid 19”, mes të cilëve edhe 2 futbollist të Shkëndijës reagoi skuadra tetovare me komunikatë zyrtare. E përcjellim konmunikatën e plotë të KF Shkëndija.

“KF Shkëndija njofton opinionin se Sindikata për futbollistë në Maqedoni kohë më parë informoi se në bashkëpunim me laboratorinë e spitalit privat Axhibaden Sistina do të organizojnë testimet për COVID-19 për klubet e Ligës së Parë të Maqedonisë dhe të njejtat në klubin tonë u kryen gjatë ditës së shtunë (30.05.2020). Për fat të keq gjatë ditës së sotme nga Sindikata e futbollistëve dhe spitali Sistina na kanë njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitiv. Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me rezultate pozitiv në COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e rradhës do t’i merr në koordinim me Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik. KF Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të rradhës, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit tetovar.

Shpërndaj me

Loading...