Ish gjyqtari i La Liga, Eduardo Iturralde Gonzalez, ka dhënë disa deklarata shokuese, të cilat lidhen me dy skuadrat më të mëdha në futbollin spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona. 53 vjeçari i cili ka ndarë drejtësinë për 17 sezone në La Liga, në 291 ndeshje, ka bërë të ditur se gjyqtarët përkrahin Barcelonën dhe Real Madridin.

“90% përkrahin Real Madridin kurse 10% përkrahin Barcelonën. I pëlqeu apo jo Barcelonës, 70% e vendit janë me Madridin, përjashto Kataloninë”, ka thënë Gonzalez, transmeton lajmi.net.

Këto deklarata të Iturralde Gonzalez kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shpërndaj me

Loading...