Në Shqipëri janë regjistruar edhe 21 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.164.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime dhe rastet pozitive mes tyre edhe personel shëndetësor janë regjistruar në Tiranë, Krujë, Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallakastër.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 14 qytetarë, duke e rritur në 891 numrin e të shëruarve, ndërkohë aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 16.520 testime, ndërkohë gjithsej 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore e cila është në fuqi deri më 23 qershor dhe vazhdojnë disa nga masat.

Prej disa javësh në vend ka filluar lehtësimi i masave që u vendosën në të gjithë vendin kundër përhapjes së koronavirusit.

Shpërndaj me

Loading...