Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. 10 raste janë në Tiranë 3 në Shkodër, ndërsa 2 në Kamëz, të cilët janë evidentuar në një ceremoni mortore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë me koronavirus, duke e çuar numrin total të tyre në 910.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17.500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë gjithsej 1212 raste. Për momentin në Shqipëri ka 269 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndaj me

Loading...