Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka njoftuar të gjithë besimtarët myslimanë se dita e parë e Fitër Bajramit është nesër, më 24 maj 2020. Ceremonia qendrore e Fitër Bajramit do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) në Tiranë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu.Namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë, përcjell A2.

Kryetari i KMSH-së, në mesazhin drejtuar të gjithë besimtarëve, thotë se është koha të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes.

“Të nderuar besimtarë, Bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë. Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste. Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes. Gëzuar nga zemra Fitër Bajramin”, thuhet mes tjerash në urimin e kreut të KMSH-së.

Ndryshe, kryeministri Edi Rama njoftoi në Facebook se kjo fundjavë do të jetë e kufizuar sërish.Kjo do të thotë se në zonat e kuqe do të kenë liri-dalje deri në orën 10:00 të moshuarit dhe nga ora 11:00 deri në 17:30 prindërit me fëmijët.

Shpërndaj me

Loading...