fbpx

Qeveria kërkon partner për ndërtimin e dy centraleve foto voltaike me fuqi prej 50 megavat. Shteti e jep vendin, ndërsa nga investitori pret të investojë 80 milionë euro. Tenderi është shpallur dje, ndërsa autoritetet presin të paraqiten kandidatë nga vendi dhe jashtë. Supozimet janë se investimi do të sigurojë rrymë për rreth 20 mijë amvisëri. Partneri privat i EMV-së do duhet të mbajë në punë edhe 100 të punësuarit në TEC Osllomej. Përfitimi vjetor i EMV-së nga këto centrale fotovoltaike do ishte mes 800 mijë dhe 1 milionë euro, ndërsa kompania do kishte shpenzime vetëm për balancim që vlerësohet se do jenë 8% e këtyre parave.

Shpërndaj me

Loading...